I dënuar në Itali për drogë, kapet në Shkodër për tu ekstraduar

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Shkodër për tu ekstraduar

Arrestohet në Shkodër me qëllim ekstradimin, një 47-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Interpol Tiranës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në lagjen “Dobraç”, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

 Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy