Hodhi cigare të ndezur në tokë dhe mori flakë mali, procedohet 28-vjeçari në Berat

Hodhi cigare të ndezur në tokë dhe mori flakë mali, procedohet 28-vjeçari në Berat

Dy persona janë proceduar penalisht në qarkun e Beratit, pasi akuzohen për zjarrëvenie.

Një 28-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.K, është proceduar penalisht pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Gjithashtu është proceduar penalisht dhe shtetasi B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.  

Ndërkohë në qarkun e Gjirokastrës janë proceduar penalisht dy persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se është proceduar penalisht shtetasi V.O, banues në Radat, Dropull, pasi gjatë punës me troho në bahçen e tij ka shkaktuar zjarr dhe për pasojë flakët janë përhapur në rrethinat e fshatit Radat.

Ndërsa në Memaliaj është proceduar penalisht shtetasi M.B, 51-vjeç, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Kujtojmë se prej ditësh Shqipëria është përballur me një valë zjarresh të cilat kanë djegur një sipërfaqe të madhe toke me bimësi të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy