Mbante 25 makina pa dokumente në servis, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Mbante 25 makina pa dokumente në servis, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi në servisin në pronësi të tij, janë gjetur 25 automjete të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi E. Ç., banues në Elbasan, i cili makinat e mësipërme dyshohet se i përdorte për pjesë këmbimi.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy