Një grindjeje në familje, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë ka përfunduar me tre presona të palgosur.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se dhëndëri ka plagosur me thikë vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit të jetë bërë një zënkë mes çiftit. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.



