Goditi me kosore vëllain dhe mbesën e tij/ Arrestohet 59-vjeçari në Dukat

Goditi me kosore vëllain dhe mbesën e tij/ Arrestohet 59-vjeçari në Dukat

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar, i cili goditi me mjet prerës (kosore) vëllai e tij 74-vjeçar dhe mbesën 47-vjeçe.

Sipas policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në Vlorë ka raportuar edhe për tre vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 59 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47 vjeçe, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin V. R., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 59-vjeçari.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi për shkak të kryerjes së disa punimeve me linjën e ujësjellësit në banesën e tij, ka rrjedhur ujë në sipërfaqen e disa zyrave në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë janë dëmtuar disa kompjuterë.
Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe. Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy