
Një person në Laç ka denoncuar kanosjen me armë zjarri nga katër të dyshuar.

Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim 34-vjeçari E. U., 34 vjeç, se më datë 22 prill, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet.
Aktualisht vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materiale iu referuan Prokurorisë Lezhë.



