Zjarret/ Peleshi: Kryesisht të qëllimshme, piromanët do të ndëshkohen sipas ligjit

Zjarret/ Peleshi: Kryesisht të qëllimshme, piromanët do të ndëshkohen sipas ligjit

 Qindra efektivë të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Zonave të Mbrojtura si dhe vullnetarë janë angazhuar në betejën për shuarjen e vatrave të zjarrit që prej nisjes së sezonit veror, duke siguruar atë që është më e rëndësishmja, jetët njerëzore dhe pronën, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Duke shprehur mirënjohjen për këdo që është angazhuar, Peleshi, në një postim në rrjete sociale, i ka quajtur zjarret në vend, të qëllimshme në të shumtën e rasteve.

Sipas tij, piromanët do të dënohet sipas ligjit.

Ju kujtojmë këtyre piromanëve se do të ndëshkohen sipas ligjit. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura janë në çdo moment në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy