Makina përplaset me kamionçinën në autostradën Fier–Lushnjë, plagosen dy persona

Makina përplaset me kamionçinën në autostradën Fier–Lushnjë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, në drejtim të Lushnjës.

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur me një kamionçinë që lëvizte përpara tij. Për pasojë, dy personat që udhëtonin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e fuoristradës, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy