Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

Ndërron jetë e moshuara e cila jetonte në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër Sheqere Zeko 72 vjeçe.

 

Lajmi është nga Spitali Memorial i Fierit teksa e moshuara ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital. 

 

Fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca mesditën e sotme. 

 

Sheqere Zeko ishte duke shëtitur në tarracën e shtëpisë teksa u rrëzua nga një lartësi prej gati 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit, ndërsa ka humbur jetën rrugës gjatë transportimit për spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy