
Një 45-vjeçar ra në prangat e Policisë së Korçës pasi u kap në flagrance, teksa tentonte të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit.
Po ashtu u arrestua një 42-vjeçar nga Korça, L. M., 42 vjeç, që dyshohet për përndjekjen e një 25-vjeçare.
Tentoi të vidhte në poliklinikën e qytetit të Korçës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: L. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, një 25-vjeçare”, thuhet në njoftim.



