KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho

KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoj sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho.

Në KPK, Braho u shkarkua me dy vota pro dhe një kundër për shkak të problemeve me pasurisë, teksa u vlerësua pozitivisht për sa i takon kriterit të pasurisë dhe profesionalizmit. Vendimi i KPK mban datën 1 nëntor 2021.

Braho ankimoi vendimin duke kërkuar rikthimin në detyrë në KPA. Trupa gjykuese që shqyrtoi ankimimin e prokurorit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përbëhej nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Shqyrtimi i dosjes nisi më 15 prill. Në fund të shqyrtimit të dosjes dhe pasi u dëgjuan pretendimet e Brahos, trupa gjykuese vendosi konfirmimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror Krujë.

Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy