Vetëhelmohen me fostoksinë dy vajza në Berat

Vetëhelmohen me fostoksinë dy vajza në Berat

Adelajda Caushi, 20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K. 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetëhelmimit.

Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se vajzat kanë pirë medikamente helmuese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën.

Vajzave u është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burimet e policisë konfirmojnë se vajzat janë helmuar në banesat e tyre në kushte të rënda depresioni.

Dy 20-vjeçaret kanë qënë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelmimit kanë qënë problemet dhe konfliktet e shpeshta me partnerët e tyre, gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy