Plagosi një person në Sarandë, kapet në Korfuz i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Plagosi një person në Sarandë, kapet në Korfuz i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Ishulli“, u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, si dhe falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Tentoi të vriste një shtetas, rreth një vit më parë, në Sarandë, duke e goditur disa herë me mjet prerës (thikë), kapet në Korfuz dhe arrestohet për t’u ekstraduar drejt vendit tonë, 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”,

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi E. A. ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin D. M., dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy