Afro një vit pasi fitoi lirinë ish ministri i brendshëm në qeverinë Rama është rikthyer përballë hetuesve.
Ndaj tij Prokurori Elvin Gogaj ka hapur hetim për pasurinë dhe veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Një viti pasi fitoi lirinë duke shlyer një dënim të cilin e ka ankimuar, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer përballë magjistratëve.
Pak pas mesditës së 24 Qershorit në shoqërinë e avokatit të tij Maksim Haxhia, Tahiri është future në ambientet e prokurorisë së posaçme.
Emisioni “FactCheck” ka mësuar se Tahiri i është përgjigjur fletëthirrjes dërguar nga Prokurori Elvin Gogaj.

E ndërsa SPAK s’ka ende një sqarim zyrtar, Tahiri është pyetur në cilësinë e personit deklarues në lidhje me një hetim pasuror dhe dyshimet për falsifkimin që Prokuroria po kryen ndaj disa shtetasve mes tyre dhe ish-ministrit.
Pas ish-kryebashkiakut Fatos Tushe i cili pak pasi la qelinë u rikthye në SPAK, Tahiri bëhet i dyti ish zyrtar i cili po rihetohet.
Në të dy rastet shkak është bërë pasuria, ndërsa në dalje të prokurorisë së Posaçme ish ministri nuk bëri asnjë reagim për mediat.



