Zetori bie nga lartësia 3 metra, mes të plagosurve dy fëmijë të mitur

Zetori bie nga lartësia 3 metra, mes të plagosurve dy fëmijë të mitur

Aksident me pasojë tre persona të plagosur mes tyre dy fëmijë të mitur është regjistruar ne Çermë të Divjakës.

Mësohet se Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët janë ulur në rimorkion e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbaje drejt gjatë ecjes.

Ai ka dashur të kalojë mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke bërë që mjeti dhe tre personat që ishin në të, të bien nga lartësia tre metër.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10-vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar. Dy fëmijët jetonin me gjyshin pasi babai i tyre ka humbur jetën disa vjet më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy