
Një pikë karburantit në periferi të Tiranës, ka rënë pre e grabitjes nga dy persona.
Rreth orës 02:55 të mëngjesit të sotëm, në një karburant në Mëzes, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojës së karburantit, dhe më pas janë larguar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.



