
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sina”, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe grupi hetimor, ndërsa po hetojnë për shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2022, në rrugën "Hamdi Sina", ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



