Një aksident rrugor i ka marrë jetën dje pasdite këshilltarit të Këshillit Bashkiak të Korçës, Petraq Premti.
Mësohet se aksidenti me pasojë vdekjen e Premtit ndodhi në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Petraq Premti ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Korçë që prej vitit 2007 dhe në vazhdim.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



