Varroset Faton Hajrizi në Kosovë/ Mijëra të pranishëm në ceremoninë e varrimit

Varroset Faton Hajrizi në Kosovë/ Mijëra të pranishëm në ceremoninë e varrimit

Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj të Kosovës.

Në fshat, rrugët kryesore të cilit ishin stolisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë njerëz kishin ardhur edhe nga përtej Drenica për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Disa mbanin bluza e pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të tij”.

Hajrizi ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Ai njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar.

Më 6 korrik ai ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy