Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Fier.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:10, në fshatin Kafaraj, ku shtetasi H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier.
Sipas informacioneve mësohet se 67-vjeçari ka dashur të kalojë rrugën ndërsa është përplasur nga motori dhe ka ndërruar jetë.
Gjithashtu bëhet me dije se dhe drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



