Qeveria serbe ndan 300 mijë dinarë për të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

Qeveria serbe ndan 300 mijë dinarë për të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

Qeveria e Serbisë miratoi pagesën e një granti prej 300 mijë dinarësh ose rreth 2,564 € për të arrestuarit në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve, raporton Danas.

Drupal Ad

Këtë ndihmë financiare, Serbia thotë se e ndan për të arrestuarit  për “procese penale të fabrikuara, të nisura me qëllim, përndjekje politike”.

Ndihma u dedikohet atyre ndaj të cilëve po zhvillohet një procedurë penale e fabrikuar për krimet e dyshuara të kryera gjatë konflikteve të armatosura të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë i, si dhe në procedura të tjera të fabrikuara penale të nisura me qëllim të përndjekjes politike.

Po ashtu, thuhet “se në këtë mënyrë do të sigurohet ndihma e njëhershme financiare në vlerë prej 300 mijë dinarë për personat që për këto arsye ndodhen në burgjet dhe njësitë e paraburgimit në Kosovë, sipas evidencës”.

Pagesa e kësaj ndihme thuhet se është e njëhershme do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e mijëra viktimave.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy