Transportonte emigrantë kundrejt fitimit, pranga të riut në Kukës

Transportonte emigrantë kundrejt fitimit, pranga të riut në Kukës

Një i ri u vu në prangat e policisë së Kukësit, pasi u kap duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 32-vjeçari.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, dy emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy