Tenton të vjedhë me dhunë tre italiane, i zbulohen dhe dy raste të tjera/ Pranga të riut në Durrës

Tenton të vjedhë me dhunë tre italiane, i zbulohen dhe dy raste të tjera/ Pranga të riut në Durrës

“Provat” u kodua një operacion i policisë së Durrësit gjatë të cilit u vu në pranga një 18-vjeçar i cili tentoi të vidhte me dhunë tre shtetase të huaja.

I arrestuari është Dorjan Abazi, 18 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27 prill, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28 prill, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Drupal Ad

Gjatë kontrollit në banesën e Abazit, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.

Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.  

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy