Lëviznin me armë në makinë, “Fokusi” vë në pranga dy persona në Tiranë

Lëviznin me armë në makinë, “Fokusi” vë në pranga dy persona në Tiranë

“Fokusi” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të cilët lëviznin me armë me vete.

Efektivët e komisariatit Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për dy persona që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer E. M. 

Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy