Baste ilegale sportive/ Arrestohen katër shtetas në Tiranë

Baste ilegale sportive/ Arrestohen katër shtetas në Tiranë

Është finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 6".

Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

K. R., 27 vjeç, A. P., 32 vjeç, G. K., 57 vjeç, Y. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. L., 21 vjeç.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy