Shpërthim në katin e parë të një pallati në Lushnje

Shpërthim në katin e parë të një pallati në Lushnje

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lushnje.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së Besnik Çoku.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy