Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Elbasanit, pas lajmit që një biznesmen është vetëvarur me kabëll antene në tualetin e tij.
Mësohet se një i ri është gjendur i varur në pyjet e Stravajt. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Flori Albrahimi, baba i një foshnjeje 6 muajshme dhe djali i një biznesmeni nga Prrenjasi.
Albrahimi është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë, shkruan balkanweb.
Ajo që mbetet e panjohur është shkaku i kësaj ngjarje. Policia po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë
Në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja. Ndërkohë në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç.
Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja . Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rregullave të ngjarjes.



