Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 08.06.2023, ndaj shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. Ç., duke mbetur në tentativë për vrasje.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.



