E zë poshtë fadroma në Bulqizë, 25-vjeçari rëndë drejt Tiranës

E zë poshtë fadroma në Bulqizë, 25-vjeçari rëndë drejt Tiranës

Plagoset aksidentalisht teksa punonte me fadromë një 25-vjeçar në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu ishte duke punuar në stogjet e kromit. Mësohet se djali ka humbur kontrollin e fadromës e cila më pas u përmbys duke e zënë poshtë atë.
Mësohet se i plagosuri është Sokol Disha.

Sipas të dhënave nga vendngjarja i riu ka marrë plagë të rënda, e duke qenë se në spitalin e Bulqizës nuk i kanë dhënë shumë shpresë e kanë transportuar urgjentisht drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pritet të marrë në pyetje edhe familjarët e 25-vjeçarit, për të vërtetuar nëse ka qenë duke punuar me fadromë në mënyrë individuale apo për ndonjë firmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy