Arrestohet në Tiranë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i njohur si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.
Në kuadër të operacioni të koduar “Hierarkia”, u vu në pranga Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.
59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën Tiranë-Elbasan.
I ndaluari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.



