Një aksident i rëndë por pa pasoja për jetën, ka ndodhur sot në Vlorë.
Një automjet tip ‘Wolsvagen’ ka përfunduar i përmbysur në rrugë në ‘Transballkanike”.
Automjeti ka marrë dëmtime të shumta por ka shpëtuar mrekullisht, pa asnjë lëndim drejtuesja e tij.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.



