
Gjykata e Korçës la në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë "arrest me burg" të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë, raporton korrespondentja e Mcn Tv.
Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.



