Operacion kundër grupi mafioz “Ndrangheta”, 43 të arrestuar

Operacion kundër grupi mafioz “Ndrangheta”, 43 të arrestuar

Një operacion i madh i policisë italiane kundër mafias është organizuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Kalabrisë, sipas mediave të huaja. Sipas të dhënave paraprake në fokus të këtij operacioni janë anëtarët e klanit Ndrangheta, 43 prej të cilëve u arrestuan në bazë të një arresti të lëshuar më herët nga Gjykata e Katanzaror. Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve, por mbi pjesën më të madhe të tyre rëndojnë akuza të rënda si pjesëmarrje organizatë mafioze, mashtrim, dhunim e vepra të tjera penale. Ndrangheta, e cila është e vendosur në rajonin jugor italian të Kalabrisë, konsiderohet një ndër grupet mafioze më të fuqishme në vend. Autoritetet italiane e goditën rëndë klanin kalabrez në janar 2021, në një megaproces ku më shumë se 320 mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre u përballën me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje. Gjykata më vonë shpalli fajtorë 70 të pandehur, në atë që konsiderohet si një nga gjyqet më të mëdha kundër mafies në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy