I dënuar me 5 vjet burg për vjedhje makine, arrestohet një person në Lushnjë

I dënuar me 5 vjet burg për vjedhje makine, arrestohet një person në Lushnjë

Një person i dënuar me 5 vjet burgim për vjedhjen e një automjeti, është vënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim:

Ardit Gjondedaj (Nuhu), 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.   

Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 14.10.2020, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një automjet tip “Audi”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy