Plagosi tre persona me thikë mbrëmjen e djeshme, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Plagosi tre persona me thikë mbrëmjen e djeshme, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 47-vjeçarin A.M (D) pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç.

Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin P. S., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi E. P. (në të cilin ishte pasagjer shtetasi P. S.) gjetën pajisje që shërbejnë për grirjen e lëndëve narkotike. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy