Përmbytje në Kosovë/ Mitrovica e Skënderaj, gjendje të jashtëzakonshme. Qeveria: Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë

Përmbytje në Kosovë/ Mitrovica e Skënderaj, gjendje të jashtëzakonshme. Qeveria: Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Kosovë, gjatë ditë së djeshme disa lumenj kanë dalë nga shtrati i tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të vendit.

Situata më e rëndë po vlerësohet të jetë në Skenderaj e Mitrovicë, ku kryetarët e këtyre dy komuna shpallen gjendje emergjente.

Në këto dy komuna, janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna.

Meqenëse, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka parashikuar përkeqësim të motit edhe gjatë ditëve të ardhshme, nga institucionet shtetërore kanë bërë thirrje që qytetarët në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), siç thuhet në komunakët e ekzekutivit, ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen në terren.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, sipas komunikatës, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave,

“Forca e Sigurisë së Kosovës, është në dispozicion me të gjitha kapacitetet, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”.

Sipas informacioneve nga terreni, qeveria njoftoi se janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale, si dhe autoudhët të jenë të qarkullueshme për automjete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy