Operacioni “Tempulli”, në pranga 19-vjeçari në Elbasan

Operacioni “Tempulli”, në pranga 19-vjeçari në Elbasan

Një 19-vjeçar u arrestua nga policia në Elbasan, pasi u kap me kanabis në automjetin që drejtonte.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar "Tempulli".

NJOFTIMI 

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 
U kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet lënda narkotike. Identifikohet pronari i këtij automjeti dhe vijon puna për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar "Tempulli", specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.   
Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 19 vjeç, banues në Elbasan.  Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  
   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy