“Bronzi”, zbardh vjedhjet në varrezat e Durrësit

“Bronzi”, zbardh vjedhjet në varrezat e Durrësit

Në vijim të operacionit të policisë së Durrësit, i koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu pranga një person, të akuzuar për vjedhje në varrezat e qytetit, janë zbardhur tre raste për të cilat dyshohet.

Gjatë operacionit, u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 58-vjeçari dhe konkretisht:

Më 11 maj 2021, ka vjedhur vazo bronzi në varrezat e qytetit;

Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

Më datë 25 qershor 2021, ka dëmtuar disa varre në varrezat e qytetit.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy