
Policia e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim me lenë plasëse në Laprakë.
Si pasojë janë dëmtuar xhamat e një biznesi privat.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



