
Një 31-vjeçar është vetëdorëzuar në Polici pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij më 17 shkurt të këtij viti.
I riu me dy mbiemra, A. K.(K)., banues në Tiranë qëlloi fqinjin për motive të dobta.
NJOFTIMI
Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.
Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



