Aksident me pasojë 3 persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës", ku janë përfshirë në aksident dy automjete.
Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe,.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



