
Trembëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese përfitimi përmes TVSH-së.
Pas hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për vepren e krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH, në ngarkim të 25 personave.
Në bazë të kësaj skeme, shtetit i është shkaktuar një dëm në masën 18 miliardë lekë.
“Nga prokuroria janë lëshuar 25 urdhër-ndalime për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshura fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë. Janë ekzekutuar 13 urdhër-ndalime duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Hetimet do të vijojnë në identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.



