Serbët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës, kundërshtojnë operacionin antikontrabandë (VIDEO)

Serbët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës, kundërshtojnë operacionin antikontrabandë (VIDEO)

Serbët lokalë në veri të Mitrovicës kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës, e cila ka nisur sot një aksion kundër kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Serbët kanë bllokuar rrugët, duke vendosur edhe kamionët. Sipas pamjeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, një veturë tashmë është djegur. Policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve që po i sulmonin me gurë.

Gjithashtu, në pamjet e publikuara nga veriu shihet se një veturë tashmë është djegur, kurse disa kamionë tjerë janë vendosur në rrugë.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Aksioni i Policisë së Kosovës është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon ende në disa zona, por përveç veriut nuk janë shënuar incidente të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy