Konsumoi mbidozë të ilaçeve, e reja në Gramsh përfundon në spital

Konsumoi mbidozë të ilaçeve, e reja në Gramsh përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Gramshit ku një vajzë e re ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar mbidozë ilaçesh.

Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.

Nuk dihen arsyet që mund ta kenë detyruar të renë të kryejë këtë akt, ndërsa mësohet se aktualisht ndodhet e shtruar në spital ku po merr ndihmën mjekësorë nga bluzat e bardha.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy