Aksidentimi i punëtorit, procedohet administratori i gurores në Kolonjë

Aksidentimi i punëtorit, procedohet administratori i gurores në Kolonjë

Procedohet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, administratori i gurores në Kolonjë, në të cilën ditën e djeshme, gjatë punës, u aksidentua një punëtor.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në një gurore, në të cilën gjatë punës u aksidentua një punëtor, U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 58 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, me detyrë administrator i gurores.   

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi në guroren e kompanisë që administron, në afërsi të fshatit Selenicë, Kolonjë, punëtori R. D., 43 vjeç, banues në Ersekë, duke punuar me një makineri, ka mbetur i bllokuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup.

Aktualisht 43-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.  

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy