U kapën në flagrancë duke vjedhur, arrestohen tre shqiptarë në Francë

U kapën në flagrancë duke vjedhur, arrestohen tre shqiptarë në Francë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet franceze, nën dyshimin se janë autor të grabitjes së disa banesave, dëm i të cilave arrin deri në 80 mijë euro. Mediat franceze shkruajnë se efektivët e policisë kanë rënë papritur në gjurmët e tyre, kur më 26 prill pikasi tre personat e dyshimtë në një zonë banimi të Saint-Maur-des-Fosses.

Njëri prej tyre priste në makinë ndërsa dy të tjerët po tentonin të vidhnin një shtëpi. Efektivët e policisë pritën disa minuta para se t’i arrestonin në flagrancë. Të tre personat u arrestuan në vendngjarje duke iu konfiskuar bizhuteri dhe sende personale.

Gjatë hetimeve, ka rezultar se shtetasit shqiptarë janë autorë të dyshuar të nëntë rasteve vjedhjes. Dëmi llogaritet në 80 mijë euro, ndërsa të tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit më 9 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy