Zaçajt i mbaron mandati/ Gjykata e Lartë hap procedurat për anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese 

Zaçajt i mbaron mandati/ Gjykata e Lartë hap procedurat për anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese 

Gjykata e Lartë ka nisur procedurat për zëvendësimin e Holta Zaçajt si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë që më herët Zaçaj kërkoi një interpretim nga Komisioni i Venecias për përfundimin e mandatit. Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars.
 

Në njoftim thuhet: 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy