Tiranë/ Makina përplas motorin, aksidentohet një grua

Tiranë/ Makina përplas motorin, aksidentohet një grua

Një 53-vjeçare, pasagjere në një motor ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si "Xhamlliku" në Tiranë.

"Një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, ku për pasojë është lënduar  pasagjerja në motor shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy