Transportonte emigrantë kundrejt fitimit në Gjirokastër, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

Transportonte emigrantë kundrejt fitimit në Gjirokastër, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar ndalimin e një 23-vjeçari nga Tirana, i cili u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit dy emigrantë.  

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMW” dhe 1 celular.

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight sun".  

 U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 23-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Sektorit të Policisë Rrugore, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight sun", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. B, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional  “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Sofratik”, ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMË” dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy