
Një operacion i policisë së Lushnjës i koduar “Grabiani”, ka sekuestruar një sasi lënde narkotike duke vënë në pranga dy persona.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i M. P., 33 vjeç dhe V. Q., 54 vjeç, të dy banues në Grabian, Divjakë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin tip “Linfan”, me drejtues shtetasin M. P., dhe pasagjer shtetasin V. Q., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, gati për shitje.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.



